Në Qendrën për Hapje dhe Dialog është hapur ekspozita e piktorit Naxhi Bakalli, e cila përmban piktura të krijuara gjatë dekadave. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitet dhe gjatë fjalës së tij e vlerësoi ekspozitën si një “shfaqje të bukur linjash dhe ngjyrash”, duke theksuar veçanërisht pasionin dhe dritën e brendshme që karakterizojnë veprën e piktorit.
Ai e cilësoi Naxhi Bakallin si një figurë të jashtëzakonshme dhe një personazh të veçantë, duke kujtuar edhe momentet e tij si student, kur piktori ishte mësues në lice. Kryeministri gjithashtu ndau një histori emocionuese për një pikturë të veçantë të Bakallit që shpreh dashurinë e tij për zonjën e tij.
“Dua të ndaj dy momente të përjetimit tim të marrëdhënies me të, e mbaj atë si një personazh hijerëndë dhe i heshtur prapa kornizës së xhamit të derës së atelisë së tij në lice. Dhe ulur tek ajo tavolina e mësuesit që vizatonte. Kur e shoh më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe më duket sikur kthehem në kohë dhe bëhem i vogël para tij dhe e dyta sa herë shoh filma me momnete4 që lidhen ,e punën e murgjve në miniaturë apo kaligrafi më kujtohet profesori.
Ka edhe një moment të tretë që lidh njeriun me dedikim ndaj veprës që do ta gjeni nga fundi i korridorit, ku është një burrë dhe një grua në krevat, ajo kartolina romantike e dashurisë së profesorit për zonjën e tij. Kur e takoj profesorin dhe zonja nuk ishte rreth tij dhe thash ku është dashnia? Ai më tha: Ja mo aty është. Ajo tablo është një nga deklaratat më të bukura të dashurisë që mund të bëhet nëpërmjet pikturës’, tha ai.