Vdekja e Liam Payne nuk ishte rezultat i vetëvrasjes, ka konfirmuar prokurori që po heton çështjen në Argjentinë.
Sipas burimeve, prokurori ka thënë se ish-anëtari i One Direction vdiq pasi u rrëzua nga ballkoni i hotelit CasaSur Palermo në 16 tetor. Shkaku i rrëzimit ishte efektet e barnave që Payne kishte marrë.
Në lidhje me ngjarjen, janë arrestuar tre persona, përfshirë një punonjëse hoteli, një mik të Liamit dhe një tregtar droge, pas bastisjeve të shumta nga policia lokale.