Ervin Salianji ka reaguar pas protestës së banorëve të Pajovës, të cilët protestuan për vdekjen tragjike të një 8-vjeçari në aksidentin që ndodhi në rrugën kryesore.
Salianji shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe solidaritet të plotë me kërkesat e banorëve për përmirësimin e kushteve të sigurisë në atë zonë.
Njoftimi zyrtar
Reagim nga kabina telefonike e burgut të Fierit për një shqetësim jetik të banorëve të Pajovës në Peqin!
Ervin Salianji ka përcjellë përmes medias, protestën e banorëve të Pajovës pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës në rrugë nga një 8 vjeçar!
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve.
Sipas tij, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.
Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve!