Një konflikt i çastit ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku 21-vjeçari L. H., banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, është goditur me thikë nga L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier.
Pas goditjes, 21-vjeçari u dërgua urgjentisht në spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe më pas u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po shqyrton shkaqet e konfliktit.