-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arizona në vijën e parë për planin e Trump mbi emigracionin

Kryesoret

Donald Trump pas ardhjes së dytë në pushtet duket se ende ka në fokus emigracionin e jashtëligjshëm. Ai ka premtuar gjatë fushatës elektorale se në ditën e parë si president do të ndërmarrë hapa me dëbime masive dhe një goditje të madhe të kalimeve të jashtëligjshme në kufi.

Beteja e presidentit të ri do të jetë fillimisht me emigrantët që vijnë nga Meksika të cilët janë vendosur për dekada në Arizona. Arizona ka qenë bastion i republikanëve për 20 vitet e fundit përveç zgjedhjeve të 2020 kur kryesoi Joe Biden.

Trump mori një numër më të madh votash zgjedhjet e fundit krahasuar me vitin 2020 nga komunitete amerikano-latine, njerëz të komuniteteve meksikane në SHBA kanë shprehur me bindje se Trump do të ndihmojë në përmirësimin e bizneseve të tyre si dhe në forcimin e ekonomik të vendit.

Por nga ana tjetër republikani ka premtuar dëbime masive në historinë e SHBA-së dhe është zotuar të mbyllë kufirin dhe të ndalojë ardhjen e emigrantëve, ai gjithashtu premton të punësojë 10,000 agjentë të Patrullës Kufitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit