-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj nderon të rënët britanikë, kujton sakrificën e tyre nga Lufta e Parë Botërore

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar të rënët britanikë duke vendosur lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë. Gjatë ceremonisë, Haradinaj ka shprehur respektin e thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë që dhanë jetën në Luftën e Parë Botërore, duke theksuar rëndësinë e kujtimit të sakrificës së aleatëve strategjikë.

“Sot, në përkujtim të heronjve që kanë dhënë gjithçka për paqen dhe lirinë, u bashkuam me aleatët strategjikë në nderim të Aktit të Përkujtimit. Kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët, shprehim respektin tonë të thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë”, u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim të drejtpërdrejtë në NATO, duke përmendur angazhimin për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Haradinaj deklaroi se Kosova, e ndërtuar mbi themelet e sakrificës, qëndron krah për krah me botën demokratike dhe synon të forcojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. “Synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, për t’i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe në botë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit