Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Moldavinë më 15 dhe 18 nëntor.
Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 22 lojtarët e ftuar për këto takime, që do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.
Takimi i parë do të luhet më 15 nëntor në orën 14:00, ndërsa ndeshja e dytë më 18 nëntor, po në të njëjtën orë.