-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia arreston 66 shoferë dhe vendos mbi 25,000 masa për shkelje rrugore

Kryesoret

Policia Rrugore ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet dhe masat kundër shkeljeve të rregullave të qarkullimit në të gjithë vendin. Gjatë javës, janë arrestuar 66 drejtues mjetesh për drejtim në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Po ashtu, janë evidentuar 1800 raste të drejtuesve që qarkullonin me shpejtësi të tejkalueshme, të cilëve iu janë vendosur dyfishimi i gjobës dhe deri në 8 pikë zbritje nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, janë marrë 25,158 masa administrative për shkelje të tjera, përfshirë përdorimin e celularit, mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dhe parkim të gabuar.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe është e angazhuar për të parandaluar aksidentet rrugore përmes monitorimeve 24/7 me radarë, dronë dhe mjete inteligjente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit