Një bombul gazi shpërtheu gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës në një pallat 9-katësh në Gjirokastër, konkretisht në lagjen “18 Shtatori”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur bombula fluturoi nga tarraca dhe ra në trotuarin poshtë. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve.
Shpërthimi ndodhi në një zonë të populluar të qytetit, pranë Universitetit “Eqrem Çabej”.