Opozita ka kërkuar shtyrje të afatit të Komisionit Hetimor për koncesionin e Sterilizimit dhe Check Up. Deputetja Ina Zhupa ka theksuar se komisioni nuk mund të mbyllet pa ezauruar të gjitha procedurat dhe dëshmitarët kyç, përfshirë Vilma Nushin dhe Kryeministrin Edi Rama.
“Ne mund ta mbyllim shumë kollaj këtë debat, por është mazhoranca që po e shtyn. Na thonë kur do dëshmojnë Vilma Nushi dhe Edi Rama. Nuk mund të bëjmë sikur nuk dimë gjë për to. Komisionin nuk mund ta mbyllim pa pyetur dëshmitarët kyç,” tha Zhupa.
Ajo propozoi që afati i ri për komisionin të vendoset dhe kërkoi që të nisë një diskutim për një datë të mundshme. “Propozimi ynë është 15 dhjetori, por mund të diskutojmë edhe propozimet e mazhorancës,” shtoi ajo.