-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje pensioni

Kryesoret

Një grup i madh pensionistësh është grumbulluar sot para Kryeministrisë, duke protestuar për rritjen e pensioneve. Ata kërkojnë një rritje të menjëhershme të pensioneve për të përballuar pasigurinë ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Protesta po mbështetet nga “Lëvizja Bashkë” të cilët kërkojnë që qeveria të adresojë urgjentisht nevojat e pensionistëve.

Ata po kërkojnë gjithashtu një nivel më të lartë mbështetjeje për grupet e cenueshme, duke theksuar se pensionet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një jetë dinjitoze.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë. Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare. Shtresa e tretë ka vuajtur në kohën e Enverit dhe të Hitlerit. Na iku Enveri, erdhi Hitleri. Ku jeni o shqiptarë, fëmijët tanë të vijnë të votojnë për ta hedhur këtë”, tha një e moshuar.

“Pensioni social 500 euro. Ky na do vetëm votën. Vërtetë na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike, na ka bërë me oksigjen, por ama ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen, t’ia heqim tubat këtij. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit