-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sterilizimi”/ Spaho kërkon dëshminë e Ramës, Metaj: Nëse doni leksione për zgjedhjet…

Kryesoret

Debatet në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit vazhduan sot, ku një ndër çështjet kryesore ishte kërkesa e opozitës për të thirrur kryeministrin Edi Rama dhe Vilma Nushin për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me këtë çështje.

Kjo kërkesë shkaktoi tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, duke bërë që puna e komisionit të ngecë.

Pjese nga debati

Edmond Spaho: E pakuptimtë që mos të lejoni të pyesim autoritetet, njerëzit të lidhur direk për çështjen në hetim nga komisioni. Pse ju këmbëngulni dhe nuk dëshironi që të pyesim. Thuajeni publikisht që kryeministri nuk dëshiron të vijë në Komision. Ka frikë? Së paku ti themi qytetarëve se ky nuk do t’ia dijë për përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve. KH nuk duhet të mbyllet pa pyetur të gjithë qytetarët që kemi kërkuar të dëshmojnë dhe Vilma Nushin dhe Kryeministrin. Dy javë u ndërpre komisioni se shikonit ndeshjet e ekipit kombëtar hajde të shtyjmë afatin edhe këtu.

Ilir Metaj: Ju po kërkoni shtyrje për herë të 3 apo të 4, keni humbur fillin. Ne nuk mu ndjekim dot në këtë pik. Nuk e kemi ne fajin që konsumoni kohën për procedurë duke djegur karriget. Nëse nuk mësoni nga gabimet dhe vazhdoni ti përsërisni nuk është faji im ky. Asnjë koleg nuk ka shkuar të shohë ndeshje futbolli, unë mbaj mend që ishit ju zonjë që ndërmorët nja javë turistik në SHBA sepse ju kishit një axhendë personale. Vajtëm 6 muaj Komision dhe ashtu sikur se hytë ashtu edhe po dilni. Nëse keni nevojë për të marrë leksione se si fitohen zgjedhjet, patjetër qe Rama mund ta marri parasysh kërkesën tuaj, të bëjë një seminar workshopi me ju.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit