-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i mësuesit në Korçë/ Detajet, i ngacmonte 14-vjeçaret me mesazhe prej një muaji

Kryesoret

Është arrestuar një mësues 45-vjeçar nga polica e Korçës me akuzën për ngacmim seksual të dy të miturave. Policia bën të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.

Vajzat së bashku me prindërit  kanë denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit në komisariatin e policisë së Korçës.

Sipas burimeve nga policia, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.

Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan nxënëset të ndërmerrnin një hap tjetër për t’iu drejtuar policisë së Korçës.

Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.

Korçë/ Ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp, arrestohet mësuesi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit