Avokatët që paraqitën në Gjykatën Kushtetuese çështjen për ligjshmërinë e përdorimit të aplikacionit Sky ECC, kanë paraqitur një shtesë në ankim, ku kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e një dispozite të Reformës në Drejtësi që lejon përgjimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka caktuar datën 19 nëntor për shqyrtimin e çështjes.
Avokatët Gurali Braimllari, Ylli Manjani dhe Ledio Bianku, që përfaqësojnë kërkuesit, argumentojnë se dispozita e përmendur i krijon mundësi shantazhimi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke cenuar pavarësinë e tyre.
Ata kërkojnë që të krijohet një sistem ku gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të paprekshëm nga ndërhyrjet dhe shantazhet e mundshme të jashtme.