Armando Broja po rikuperohet me shpejtësi nga lëndimi dhe ka nisur stërvitjen intensive me Evertonin, pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të dëmtimit.
Pas humbjes së sfidave të nëntorit me Kombëtaren shqiptare, sulmuesi 23-vjeçar po bëhet gati për t’u rikthyer në fushë. Klubi nga Liverpuli ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet Broja duke stërvitur dhe duke treguar progres të dukshëm në rikuperim.
Pas transferimit të tij nga Fulhami, ai ende nuk ka debutuar me Evertonin, për shkak të një kalvari të dëmtimeve.