Pasi seanca dështoi dje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit sot sërish te Komisioni Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up. Të martën, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate disa orëshe duke mos bërë të mundur dëshminë e Ilir Beqajt.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Rama dhe Vilma Nushit. “I mbetemi kërkesës që Edi Rama të paraqitet në komision.
Kemi firmën e Ramës në VKM që ka kërkuar para se të nisnin procedurat e koncensioneve që përcakton qartë se cilat shërbime do të koncensionohen. Ka qenë Rama që ka qenë mbrojtësi i koncensionit të Check Up dhe propagandonte koncensionin e Check Up.
Domosdoshmëri, paraqitja dhe dëshmia e njërës prej përfitueseve më të mëdha të koncensionit të Check Up, u hartua dhe u programua duke pasur parasysh që do i jepet sponsores së Edi Ramës.
Vilma Nushi ka përfituar, dëshmia e saj është e domosdoshme për hetimin parlamentar. Janë edhe disa persona midis të cilëve, Artan Lleshi, Biba që janë punonjës të sterilizimit.
Vilma Nushi është aksionere e koncesionit të Check-up-it me 80% dhe Trimed-it me 20% dhe aq kohë sa ka marrë divident pa shlyer taksat vendore, dëshmia e Vilma Nushit është e domosdoshme për hetimin parlamentar” tha ajo.
Koncesionet në shëndetësi/ PD kërkon të thirren dëshmitarë Rama me Vilma Nushin