Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni e ftuar në Komisionin e Dezinformimit deklaroi se platformat sociale dhe interneti po përdoren për fushata dezinformuese. Hyseni theksoi se qëllimin i dezinformimit është për të shkaktuar kaos dhe se teknologjitë e reja po rrisin vështirësitë e identifikimit.
“Dixhitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi, rrjetet sociale, përveç avantazheve që sjellin në ofrimin e shpejtë të shërbimeve dhe informimin për qytetarët, rritjen e transparencës për publikun, ndërveprimin social, në këndvështrimin e sigurisë, po përdoret për fushata dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre dhe për dezinformacion.
Në këndvështrimin e një shërbimi inteligjent, dezinformimi karakterizohet nga prodhimi dhe shpërndarja e qëllimtë e një informacioni të caktuar me një synim dhe impakt të caktuar për të cenuar sigurinë kombëtar, për të shkaktuar destabilitet, për të cenuar sigurinë e informacionit, sigurinë ekonomike e sigurinë shëndetësore.
Ky ekosistem dixhital po shfrytëzohet me dimensione në rritje nga shtetet kundërshtare të sistemeve demokratike, shërbimet e tyre të sigurisë dhe inteligjencës, aktorë të tretë jo shtetërore për llogari të tyre, paralelisht me përcjelljen dhe sinkronizimin e propagandës për fushata dezinformomi të qëllimshme për të nxitur dhe shkaktuar destabilitet” tha ajo.