-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sterilizimi”/ 9.5 orë debate dje, Beqaj përsëri në Komisionin Hetimor sot

Kryesoret

Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e “Sterilizimit” mblidhet sot për të dytën ditë radhazi, ndërkohë që pritet dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mbledhja e djeshme përfundoi pa asnjë dëshmi, pasi Beqaj kaloi rreth 7 orë e gjysmë në sallë, por nuk dha deklaratën e tij.

Tensionet midis anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës për kërkesën e Beqajt për të prezantuar një deklaratë me PowerPoint, para se të merrte pyetje, penguan vazhdimin e mbledhjes. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e kundërshtoi këtë kërkesë, duke theksuar se Beqaj duhet të ndiqte të njëjtat rregulla si dëshmitarët e tjerë, ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca e konsideroi si shkelje të të drejtave të ish-ministrit.

Debatet vazhduan për disa orë pa asnjë marrëveshje, duke çuar në propozimin e Ndrecës për shtyrjen e mbledhjes. Megjithatë, komisioni është planifikuar të mblidhet sot në orën 10:30, për të vazhduar punimet e tij mbi çështjen e sterilizimeve, me të njëjtin rend dite si në mbledhjen e djeshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit