-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ernest Muçi pëson lëndim dhe ndërpret stërvitjen

Kryesoret

Futbollisti i Kombëtares, Ernest Muçi, ka shkaktuar shqetësim në stërvitjen e djeshme pas një incidenti në fushë. Gjatë një prove brenda grupit, 23-vjeçari goditi fort topin, por nuk arriti të vendoste këmbën mbështetëse në tokë dhe ra me shpejtësi. Muçi mbeti për disa sekonda i shtrirë, ndërsa stafi mjekësor dhe trajneri Silvinjo shkuan menjëherë për të kontrolluar gjendjen e tij.

Pas disa minutash, Muçi u ngrit dhe filloi të ecë, por e kuptoi se nuk mund të vazhdonte stërvitjen dhe e ndërpreu atë. Stafi mjekësor ka ndërmarrë masat për të vlerësuar dëmtimin, ndërkohë që pritet të vendoset nëse ai do të jetë i gatshëm për stërvitje të mërkurën. Trajneri Silvinjo shpreson se nuk do të ketë dëmtime serioze dhe që Muçi do të jetë në formë për ndeshjen ndaj Çekisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit