Sipas Shërbimit Meteorologjik të Shqipërisë, për ditën e sotme parashikohen kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, me intensitet më të lartë në jug. Në zonat malore, reshjet do të jenë në formën e borës, veçanërisht mbi 1000-1200 metra. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare, ndërsa përgjatë vijës bregdetare do të arrijë deri në 14 m/s.
Temperaturat do të variojnë nga 2°C deri në 17°C, në varësi të lartësisë dhe zonës.