Pas sulmuesit Bekim Balaj, edhe Odise Roshi ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja Shqiptare, duke i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila ka vlerësuar kontributin e madh të Roshit për ekipin Kombëtar.
Odise Roshi, i njohur me nofkën “Raketa” nga tifozët, ka pasur një karrierë të shënuar me Kombëtaren, duke numëruar 71 ndeshje dhe 5 gola. Ai ishte pjesë e ekipit që arriti kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe mori pjesë gjithashtu në finalet e këtij kampionati. FSHF falënderoi Roshin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe i dëshiron sukseset e mëtejshme në karrierën e tij.