-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohen mesazhet në WhatsApp të mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual

Kryesoret

Një mësues i lëndës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë është arrestuar nën akuzën për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur.

Bledar Duro, 45 vjeç, dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale përmes aplikacionit WhatsApp ndaj një nxënëseje 14-vjeçare, e cila është pjesë e klubit të pikturës në shkollë. A2 CNN ka siguruar disa nga këto mesazhe, që për arsye etike nuk mund të publikohen të plota.

Një hetim i mëtejshëm ka zbuluar se ngacmimi seksual ka përfshirë edhe një tjetër nxënëse të mitur, për të cilën Duro dyshohet se ka dërguar mesazhe të ngjashme. Pas arrestimit të tij, mësuesi është dërguar në paraburgim, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit