Armando Broja ka lënë pas dëmtimin që e ka mbajtur larg fushës këtë sezon, duke treguar një formë të mirë në testin miqësor me Evertonin.
Trajneri i skuadrës, Sean Dyche, ka vlerësuar paraqitjen e 23-vjeçarit dhe tashmë pritet që Broja të marrë minuta më shumë në ndeshjet e ardhshme.
Sulmuesi shqiptar është huazuar te Evertoni nga Chelsea deri në fund të sezonit, dhe debutimi i tij pritet të ndodhë më shpejt se pritej.