Elon Musk u takua me ambasadorin iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, në një takim sekret për të diskutuar mundësinë e zbutjes së tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së.
Takimi, që zgjati më shumë se një orë, u përshkrua si pozitiv nga zyrtarët iranianë, por nuk u dhanë detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve. Musk është një nga këshilltarët e rëndësishëm në administratën e re Trump dhe ka luajtur një rol të madh në ndihmën ndaj Ukrainës gjatë luftës me Rusinë.
Takimi mund të sinjalizojë një ndryshim të mundshëm në marrëdhëniet SHBA-Iran pas zgjedhjeve të fundit.