Kombëtarja shqiptare U-21 e futbollit, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren ndaj Moldavisë, të zhvilluar këtë të premte në stadiumin e Vorës.
Pas një goli të shënuar nga Ermir Rashica në minutën e 10-të, Shqipëria mbylli pjesën e parë me një avantazh të ngushtë. Megjithatë, Moldavia barazoi me golin e Costin Vladislav në minutën e 80-të, duke i dhënë fund sfidës pa fitues.
Më 18 nëntor, Kombëtarja U-21 do të ketë mundësinë të luajë ndeshjen e dytë me Moldavinë, po në stadiumin e Vorës.