Shqipëria do të përballet nesër me Çekinë në një ndeshje vendimtare për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ky takim ka shkaktuar shumë emocion, duke qenë një duel mes dy ekipeve me lojtarë të vlerësuar lartë në tregun ndërkombëtar.
Vlera totale e lojtarëve të Kombëtares shqiptare është 89.95 milionë euro, sipas “Transfermarkt”, ndërsa ajo e ekipit të Çekisë është më e lartë, duke arritur në 120.7 milionë euro. Mesatarja e vlerës për lojtar te Shqipëria është 3.33 milionë euro, ndërsa për Çekinë është 5.25 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë te Shqipëria është Kristjan Asllani, i cili vlerësohet me 18 milionë euro. Mesfushori i Interit vazhdon të jetë një element kyç për Kombëtaren e Shqipërisë. Nga ana tjetër, te Çekia, Tomas Suček, mesfushori i West Ham, është lojtari më i shtrenjtë, me një vlerë prej 30 milionë euro.
Megjithëse Shqipëria ka disa mungesa në skuadër, Asllani mbetet një nga asetet më të vlefshme të kombëtares dhe një nga shpresat kryesore për të arritur një rezultat pozitiv në këtë sfidë.