Një operacion antidrogë i gjerë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, me fokus në zonën e VIP-ave “Kodra e Diellit”, si dhe në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës. Operacioni po drejtohet nga Policia e Shtetit, SPAK, dhe autoritetet ligjzbatuese të Spanjës, me mbështetje të agjentëve të specializuar dhe mjeteve të teknologjisë së lartë.
Agjentët e policisë kanë qenë duke përdorur mjete speciale operacionale, përfshirë furgona për transportin e të arrestuarve dhe qentë antidrogë për kontrolle të thelluara fizike në banesa dhe ambiente të tjera. Këta qen janë përdorur për të ndihmuar në zbulimin e lëndëve narkotike, ndërsa ekspertët e policisë kanë përdorur pajisje të tjera për analizat e mundshme të lëndëve të dyshuara.
Kokainë dhe përzierës në fshatin Qerekë, dyshohet për laborator në “Kodra e Diellit 2”