Në qytetin e Klinës, sot u dha lamtumira e fundit për dy të rinjtë që humbën jetën pas të shtënave me armë mbrëmjen e së mërkurës.
Ceremonia e varrimit po mbahet me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, ndërsa një grup të rinjsh kanë veshur bluza me fotografitë e viktimave, duke shprehur kështu dhimbjen e tyre për humbjen tragjike.
Viktimat, të moshës 20 dhe 21 vjeç, u qëlluan me 4-5 plumba, ku njëri prej tyre u gjet i pajetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ndërrroi jetë gjatë transportimit për në spital. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk janë zbardhur motivet e ngjarjes tragjike.
Prokurorja Sahide Gashi tha se motivet e kësaj vrasjeje mbeten të paqarta.