Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ka publikuar një video nga ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, ku dëgjohen thirrje kundër shqiptarëve nga tifozët serbë.
Latifi ka shprehur shqetësimin e tij për këtë sjellje dhe ka kërkuar nga UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit të ndërmarrin masa për të mbrojtur vlerat e respektit dhe sportivitetit.
“Veprime të tilla nuk kanë vend në sport apo shoqëri. Kërkojmë nga UEFA dhe Federata e Zvicrës të veprojnë dhe të mbrojnë vlerat e respektit,” ka thënë Latifi, duke përdorur hashtagët #StopUrrejtjes dhe #FairPlay.