Odise Roshi, Bekim Balaj, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani i dhanë lamtumirën Kombëtares shqiptare, duke njoftuar tërheqjen nga ekipi. Para ndeshjes së sotme ndaj Çekisë, në “Arena Kombëtare” u zhvillua një ceremoni speciale për të nderuar këta futbollistë dhe kontributin e tyre të çmuar për Kombëtaren.
Roshi regjistroi 71 ndeshje me fanellën kuqezi, Balaj 48, Lenjani 45 dhe Gjasula 29. Ceremonia ishte një moment i veçantë, i mbushur me emocione për secilin prej këtyre lojtarëve që dhanë gjithçka për Shqipërinë.
Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme: VIDEO