-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Grabitje, tendera’! PD: Kryetarja e bashkisë Kurbin i ka bërë ‘mal’ dosjet në SPAK

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Elda Hoti denoncoi abuzimet sipas saj që ka bërë kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara me tenderat dhe jo vetëm.

“Jam në këtë konferencë për shtyp për t’i bërë publike se kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara i janë bërë mal dosjet në SPAK, për disa vepra penale nga shpërdorimi i detyrës, abuzime me tenderat e deri edhe në grabitjen e pronave të qytetarëve. 

Jam sot këtu si deputete e qarkut Lezhë, që t’i kërkoj institucioneve të drejtesisë të veprojnë pa humbur kohë. Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët e Kurbinit.

Ndërsa dosjet flenë nëpër sirtaret e SPAK, janë qytetaret e Kurbinit që çdo ditë paguajnë faturat e korrupsionit të Majlinda Carës dhe një sekti rreth saj.

E përsëris, mbi Majlinda Carën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion, abuzimet me fondin e rindërtimit, tenderat që i komandon, deri në përfshirje për grabitjen e pronave të qytetarëve” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit