-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asllani pas barazimit me Çekinë: Provuam deri në fund, jemi të lumtur për pikët

Kryesoret

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, ka folur për performancën e tij dhe ekipit pas barazimit 0-0 ndaj Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai theksoi se gjatë pjesës së parë kishte vështirësi të gjente hapësira për shkak të mbulimit të fortë të kundërshtarit, sidomos nga Suček, por pas këshillave të trajnerit në pushim, skuadra u organizua më mirë.

“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Suçek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Suçek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër. Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit