Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i SPAK që çoi në shkatërrimin e një laboratori të sofistikuar të kokainës në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Grupi kriminal, i cili trafikonte drogë nga Amerika Latine për në Europë, përdorte një metodë të avancuar për të përpunuar kokainën, duke e fshehur të tretur në lëkurë bagëtish.
Burimet e Prokurorisë së Posaçme njoftuan për News24 se laboratori ishte ngritur disa muaj më parë në një vend të zgjedhur strategjikisht, pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Portit të Durrësit. Ky pozicion e lejonte transportin e shpejtë të lëndës narkotike, ndërkohë që zona nuk monitorohej me dron për shkak të fluturimeve të shumta.
Hetuesit e SPAK, të cilët kishin mbajtur nën vëzhgim laboratorin për muaj me radhë, ndërhynë vetëm kur ekspertët kimikë nga Kolumbia dhe Venezuela kishin nisur përpunimin e kokainës. Ngarkesa e parë kishte mbërritur në Shqipëri në shtator, ndërkohë që ngarkesa e dytë pritej të vinte në nëntor. Aksioni i SPAK u finalizua me arrestimin e 10 personave, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe 3 të huaj.
Një pjesë e të arrestuarve u kapën gjatë drekës në një lokal në Vishnje, ndërsa të tjerë u ndaluan në një vilë luksoze në Kodrën e Diellit. Hetimet kanë zgjatur më shumë se një vit e gjysmë, dhe grupi kriminal duket se ka pasur një strukturë të mirëpërcaktuar dhe rola të qarta për secilin anëtar.
Të arrestuarit
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
4-Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
5- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1- Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian