-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Rezoluta e miratuar në Kamboxhia, mbështet opozitën dhe dënon arrestimet politike

Kryesoret

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, e cilësoi si historike rezolutën e miratuar në Kamboxhia nga organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë, IDC CDI. Këlliçi vuri në dukje se kjo rezolutë dënon arrestimet politike dhe mbështet përpjekjet e opozitës shqiptare për të ndaluar abuzimet me pushtetin.

Ai theksoi se rezoluta merr parasysh shembuj të konkretë, duke përfshirë arrestimet e politikës shqiptare, si ai i ish-Presidentit Ilir Meta, Sali Berishës, Fatmir Mediut, dhe disa deputetëve dhe funksionarëve të tjerë të opozitës. Këlliçi nënvizoi se kjo është një mbështetje e fuqishme për opozitën dhe një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë.

“Ky sinjal i qartë, se miqtë e Partisë Demokratike dhe të vendit tonë kanë larguar sytë dhe mendjen nga ne, është një mesazh dhe mbështetje e fortë në momentin e duhur.

Zgjedhjet e ardhshme janë jetike për Shqipërinë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të rikthyer shpresën tek shqiptarët dhe për ta kthyer vendin në shinat e shtetit ligjor dhe drejtësisë”, thekson Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit