-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimi paguante me kriptomonedha, 18 të arrestuar, sekuestrohen 750 mijë Euro

Kryesoret

Drejtoresha e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana dha detaje për aksionin për kriptomonedhat në Tiranë dhe Shkodër. Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Tiranës për 18 persona.

Ata akuzohen për disa vepra penale, që nga ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, fshehje të të ardhurave dhe moskallëzim i krimit. Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 persona nga Maqedonia e Veriut.

Gjana tha se 18 të arrestuarit, në rolet e autorëve dhe administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë e Shkodër, këmbenin monedha virtuale në para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme. Hetimet po vijojnë, teksa policia ka konkluduar se kriptomonedhat përdoreshin si mekanizëm pagese ndërmjet grupeve kriminale.

Si pasojë e kontrolleve në 32 ambiente të ndryshme janë sekuestruar rreth 750 mijë Euro, para që sipas policisë dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 13 pajisje kompjuterike dhe 27 celularë.

“Në koordinim me Prokurorinë e Tiranës po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese ndërmjet grupeve kriminale”, u shpreh Gjana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit