Ministri i Financave, Petrit Malaj, pranon se përmbaruesi i biznesmenit Francesco Becchetti ka ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit duke bllokuar paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë (Albcontrol), të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020. Malaj tha se paratë janë të bllokuara, në pritje të apelit të qeverisë së Shqipërisë.