Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar tragjedinë e ditës së sotme, ku një 14-vjeçar u vra pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pasi u qëllua me thikë gjatë një sherri me bashkëmoshatarin e tij. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Spahiu ngre disa pyetje thelbësore rreth situatës aktuale të krimit dhe edukatës në Shqipëri.
Ai theksoi se ngjarjet e tilla, të cilat po shndërrohen në një fenomen të dhunës mes adoleshentëve, janë një pasqyrë e dobësisë së shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Spahiu përdori një analogji për të theksuar shqetësimin për menaxhimin e krimit: “Nëse Shqipëria do kishte një popullsi sa Kina apo India, si do ta kontrollonte shteti krimin?”
“Mendoj se janë disa faktorë. As varja dhe as dënimi me vdekje nuk është zgjidhja. por parandalimi. Dobësia e shtetit, konsumimi i familjes shqiptare dhe degradimi si institucion. Mungesa e edukatës familjare. Shoqëri e inkriminuar kanë bërë që shumë faktorë që niveli i krimit të arrijë deri tek minorenët. Sot po diskutojmë për krimin më të rëndë. Vrasja nuk është moment i shkëputur. Aktet e dhunës në shkolla janë bërë fenomen. Rini i shthurur, adoleshencë e degraduar. Jo rastësisht shumë shkolla në perëndim kanë filluar heqjen e telefonave. Nxënësit e shkollave të kenë atë kutinë e tyre ta lënë telefonin aty dhe ta marrin. Edhe krimi në Shqipëri ka pasur turbulenca e veta. Kjo vjen kur autoriteti i shtetit dobësohet apo forcohet. Kur familja shqiptare e dobët apo e fortë. Dhuna tek adoleshentët sa vjen e rritet. Parashikoj ditë më të errëta.
Në shkollat shqiptare kemi ende 100% nxënës shqiptarë. Çfarë do ndodh kur të kemi fëmijë nga Irani, Afganistani, Siria. Ende nuk kontrollohet një numër i vogël popullsie. Çfarë do ndodhte po të ishim sa Kina? Jemi në numër popullsie të papërfillshëm dhe përsëri shteti nuk arrin. Kur shteti nuk ka autoritet. Ka një sërë rrethanash politike, sociale. Do ngrija pyetjen çfarë do ndodhte sikur të ishin disa muaj më të rinj, nën 14 vjeç. Do ishin në shtëpi. Shqipëria ende e papërgatitur për institucione edukuese. Përveçse Holandës, Irlandës dhe Bullgarisë që e fillojnë procedimin penal 12 vjeç e lart. Nën 14 vjeç janë institucionet e edukimit. Në Gjermani vetëm vitin e kaluar fëmijë nën14 vjeç kanë kryer 110 mijë vepra penale. Deri në 18 kanë kryer 200 mijë. Por përgjegjësisë penale i nënshtrohen ata që kanë kaluar 14 vjeçe.”