-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçarit në 90 sekonda, viktima dhe i plagosuri u sulmuan nga 3 bashkëmoshatarë

Kryesoret

Në qendër të Tiranës ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë dhe një bashkëmoshatar i tij ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur brenda një periudhe shumë të shkurtër prej 90 sekondash, kur dy të miturit janë sulmuar nga tre 14-vjeçarë të tjerë, të cilët dyshohet se janë autorët e krimit.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, afër shkollës “Fan Noli”. Njëri prej viktimave, pas goditjes me thikë në zemër, ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njëri nga autorët e dyshuar është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Vritet 14-vjeçari në derën e shkollës në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit