-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj nis konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve parlamentare

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të nisë nesër konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare. Konsultimet do të fillojnë me takimet me kreun e PR, PBDNJ, PDIU dhe LZHK, ndërsa më pas, të enjten, do të takohet me përfaqësues të PL. Takimet me partitë kryesore, PS dhe PD, do të zhvillohen më 2 dhjetor.

Sipas raportimeve, zgjedhjet mund të zhvillohen në maj, më 4 ose 11, megjithatë data e saktë do të vendoset pas konsultimeve dhe dekretimit të Presidentit. Deri tani, Partia Demokratike ka shprehur dëshirën për zhvillimin e zgjedhjeve sa më shpejt. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri zakonisht mbahen në muajt maj-qershor, përveç disa rasteve të veçanta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit