-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Ilir Meta është i burgosur politik, nuk ka prova që implikojnë në shkelje të ligjit

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Apelit të GJKKO që la në fuqi masën e “arrest me burg” për Presidentin e PL-së, Ilir Meta. Blushi e ka quajtur këtë vendim një akt politik dhe një sulm ndaj pluralizmit dhe demokracisë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që implikon Metën në shkelje të ligjit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Blushi e ka cilësuar vendimin si një “masë ekstreme” të diktuar nga SPAK dhe Edi Rama, duke akuzuar sistemin e drejtësisë për “sorosifikim” dhe për shndërrimin e tij në një vegël të pushtetit.

“Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe vendimin e neveritshëm politik për të izoluar me masë ekstreme Presidentin, Ilir Meta, (Presidentin e partisë së dytë opozitare në vend dhe partisë së tretë prej 20 vitesh), të marrë sot nga vegla qorre Gjykata e Posaçme e Sorosifikuar e Apelit, të diktuar afërmendsh nga SPAK dhe personalisht nga Edi Rama”, u shpreh Tedi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit