UEFA dhe FIFA kanë konfirmuar vazhdimin e ndalimit të Rusisë nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit, duke përfshirë edhe kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Ky vendim vjen si pasojë e luftës në Ukrainë dhe është në fuqi që nga shkurt i vitit 2022, kur Rusia u përjashtua nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s. Pas këtij sanksioni, as ekipet kombëtare, as klubet ruse nuk mund të marrin pjesë në turne të organizuara nga këto dy federata.
Kështu, Rusia do të mungojë në shortin e kualifikuesve për Botërorin 2026, që do të zhvillohet më 13 dhjetor, ku 54 kombet do të garojnë për vendet e limituara në turneun botëror.