Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka humbur 3 kërkesa paraprake në seancën e zhvilluar në GJKKO lidhur me konçensionin e sterilizimit. Ai kërkoi që në proces të ishte i pranishëm Avokati i Shtetit, seanca të ishte e hapur për mediat dhe të thirrej Nisma Thurje si kallëzuese në SPAK, por të tria kërkesat u rrëzuan nga gjykata.
Beqaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me këtë konçension, kërkoi pushimin e akuzës ndaj tij.
Seanca u shty për javën tjetër, dhe gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të rikthehet për hetime të mëtejshme në SPAK, apo do të pushohet. Beqaj po hetohet për shpërdorim fonde dhe veprat penale të korrupsionit.