-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tomor Alizoti: PD kërkon lirimin e Ervin Salianjit nga burgu

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti ka reaguar për zbardhjen e vendimit ndaj deputetit të burgosur, Ervin Salianji, 20 ditë jashtë afatit ligjor tregon se dënimi është politik, dhe jo ligjor.

Pas 50 ditësh, kur afati ligjor parashikonte 30 ditë për të burgosurin politik, Ervin Salianji, i cili është opozitar që nuk ka konsumuar asnjë ditë pushtet, nuk ka menaxhuar asnjëherë pushtet dhe sot gjendet në burgjet e Shqipërisë, së bashku me njerëz të inkriminuar, dhe me njerëz që e kanë dëmtuar këtë vend dhe e kanë shkatërruar këtë vend gjykatave do t’iu duheshin bash 50 ditë për të shpallur vendimin e saj, kur ligji e parashikonte 30 ditë.

Arsyeja e vonesës, arsyeja e fshehjes ku është rasti i parë në Republikën e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë, ku nuk ka ndodhur kurrë që një kallëzim i rremë publikisht, ku vetë z.Salianji nuk ka bërë kallëzim per personin në fjalë është një dënim i qartë dhe haptas politik.

Vetë fakti që, pas dënimit të z.Salianji u shpreh dhe kryeminstri i cili e mbështeti këtë dënim politik për z.Salianji tregon që e gjithë kjo çështje është një dënim i mirëfilltë politik.

Z.Salianji është i vetmi person në Republikën e Shqipërisë i dënuar për këtë çështje, ku vetë Gjykata e Apelit ka pranuar që gjykimi në Shkallë të Parë është bazuar në një provë fotokopje, e cila nuk duhet të administrohej, e për më tepër që nuk i është nënshtruar një debati gjyqësor.

Kështu që, PD i kërkon lirimin e kryetarit të grupit të saj, i cili sot ndodhet për më shumë se 1 muaj në burgjet me dënim të mirëfilltë politik” tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit