Një efektiv i policisë jashtë shërbimit ka aksidentuar një këmbësor 79-vjeçar në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Sazani”, kur shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar një automjet “Benz”, aksidentoi A. M. i cili përfundoi i plagosur.
79-vjeçari u dërgua në spitalin e Vlorës dhe është nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.