Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot pasi Gjykata e Durrësit caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Kona, 52 vjeç, është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e Partisë së Lirisë, dhe ish-bashkëshorti i Ilir Metës, ish-Presidenti i Republikës. Hetimi ndaj tij lidhet me regjistrimin e një prone me dokumente false.
Në të njëjtën kohë, Monika Kryemadhi është nën hetim nga SPAK, që ka sekuestruar dy pasuri të saj dhe ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Po ashtu, edhe Ilir Meta po hetohet për dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.