-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Pranojmë çdo datë tjetër për zgjedhjet, vetëm jo atë që ka caktuar Balla

Kryesoret

Ditën e sotme presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim Tedi Blushin dhe Erisa Xhixhon për të konsultuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se çdo datë e zgjedhjeve është e pranueshme vetëm jo ajo që ka caktuar Talulant Balla.

“Data e zgjedhjeve, qëndrimi I PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla.”, tah Blushi.

Ai u shpreh se së bashku me Xhixhon kanë shprehur mungesën e raegimit në mbrojtje të ish presidentit, pasi Begaj duhet të ishte i pari që të dënonte me forcë rrëmbimin kriminal dhe bandistik të Ilir Metës.

“Kjo protestë do mbahet, sot do të mbledhim një tjetër forum për të caktuar datën. Protestat peridoike para SPAK, që është shëndërruar një strukturë kriminale që shërbën si hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtete dhe pluralizimin që me masa ekstreme ka izoluar ish presidentin, liderin e opozitës dhe po bën çdo përpdjekje për të minuar çdo proces të rregullt ligjior, për të vijuar qëndrimin në pushtet të këtij regjimi. Po vepron në mënyrë kriminale e banditeske kundër opozitës. Shërben për të thelluar padrejtësinë, krimin dhe monsdëshkimuin skizofrenik të kësaj qeverie”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit