-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose, takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Kryesoret

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtori Klevis Qose u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij Nicholas Abbott, për të diskutuar mbi arritjet dhe perspektivat e përmirësimit të sistemit penitenciar shqiptar.

Gjatë takimit, u theksua mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për modernizimin e infrastrukturës, logjistikës dhe burimeve njerëzore të sistemit penitenciar. Po ashtu, diskutuan për projektet e reja, si implementimi i sistemeve të komunikimit virtual, si video-konferencat mes institucioneve penitenciare dhe gjykatave, që synojnë rritjen e sigurisë dhe uljen e kostove.

“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar ka sjellë ndryshime të prekshme për sistemin tonë penitenciar. Ky partneritet është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ndërtuar një sisitem të sigurt,” u shpreh Qose.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit