-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet babai i studentit të plagosur te “Metropolitani”: Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër

Kryesoret

Admir Demiraj, babai i 20-vjeçarit që u plagos në Universitetin Metropolitan në Tiranë që ndodhet në Qytet Studenti,  ka folur për Abc News.  Ka zbuluar se gjendja shëndetësore e të birit është stabilizuar dhe se ai është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka shprehur ndjenja të thella emocionuese, duke thënë se është shumë i tronditur nga ngjarja dhe se asnjëherë nuk e kishte menduar që një situatë e tillë mund të ndodhte në jetën e tij.

“Djali im është 19-vjeç, studentë në vit të dytë për Inxhinieri Ekonomike. Unë e di ça djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër, problem i madh është fakti që nuk ka fare siguri. Nuk mendoja se do më ndodhte kjo, kurrë në botë. Unë duke porositur mësuesit që të kontrollojnë çantën e djalit vogël që e kam 12 vjeç që mos të marr ndonjë gjë që s’duhet në shkollë, për të madhin as që më kishte shkuar mendja fare se do i ndodhte kjo.

Mjekët më kanë thënë se është jashtë rrezikut për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. E takova pak më parë djalin, por u mallëngjeva, zura të qaj dhe nuk mund të flas me të. Më vjen keq për ata prindër ça djali kanë rrit, ai që ia bëri djalit tim këtë”, tha babai.

Ngjarja e plagosjes ndodhi pas një grindjeje mes të rinjve, që nisi me një debat të thjeshtë si “Përse më bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”.

“Pse më shkele”! U zunë brenda, thika mes dy studentëve të Universitetit Metropolitan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit