-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i ri Evropian, votimi më 27 nëntor

Kryesoret

Parlamenti Evropian do të votojë më 27 nëntor për konfirmimin e përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili do të udhëhiqet përsëri nga Ursula von der Leyen për një mandat pesëvjeçar. Votimi është arritur pas një pajtimi ndërmjet grupeve kryesore politike, duke përfshirë EPP, S&D dhe grupin e liberalëve. Komisionarët e propozuar kanë kaluar seancat dëgjimore dhe kanë marrë mbështetje për detyrat që do të ushtrojnë.

Pritet që grupet e ekstremit të djathtë, si ai i Hungarisë dhe Italisë, të votojnë po ashtu për Komisionin, pasi janë përfshirë disa kandidatë nga këto grupe. Në këtë periudhë, Komisioni i ri do të fokusohet në zgjerimin e Bashkimit Evropian, me Marta Kos dhe Kaja Kallas që do të udhëhoqen çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe politikës së jashtme. Pas miratimit, Komisioni i ri do të nisë punën më 1 dhjetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit