-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet deklarata e 13-vjeçarit që mbante biçak në çantë: E kisha harruar pa dashje

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, ku një 13-vjeçar ka patur një biçak në çantën e tij shkollore. Pas kontrollit të bërë nga mësuesja dhe stafi i shkollës, mjeti prerës u sekuestrua nga policia.

Djaloshi ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqija dhe se biçakun e kishte futur në çantë pa e kuptuar, pasi kishte qenë duke luajtur me të në shtëpi ditën e mëparshme. Sipas tij, ky nuk ishte një veprim i qëllimshëm dhe nuk kishte ndërmend të shkaktonte asnjë dëm.

Mësuesit dhe psikologët e shkollës kanë pohuar se djali është një nxënës i qetë, pa histori konfliktuale dhe me sjellje të mira. Policia ka nisur hetimet dhe po punon nën drejtimin e prokurorit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit